Lajme

Matoshi për audio-incizimet Kusari – Radojçiq: Të merret prokuroria me të!

By GAZETA SCANNER 1

June 03, 2024

Komentatori politik, Halil Matoshi ka reaguar pas publikimit të bisedës mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radoiçiqit, kryeorganizator i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi ka kërkuar nga prokuroria që të merret me Mimoza Kusari – Lilan, raporton gazeta10.

“Kur flet znj. Kusari-Lila me këtë njëri, janë dy inkriminime. E para është në listë të zezë Radojeçiq dhe për këtë znj. Kusari-Lila moralisht është dashur të bllokoj dhe të mos flas me të sepse është një njëri që është në listën e zezë të aleatit tonë kryesor Amerikës. E për këtë aspektin e parë mund të akuzohet vetëm moralisht. Ndërsa çështja tjetër është se Radojeçiq është me aktakuzë nga Republika e Kosovës dhe për këtë do të duhej që sonte prokuroria e shtetit të merrej me këtë punë”, ka thënë Matoshi.