Lajmest-slider

Matoshi kërkon ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve gjatë festave të fundvitit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, u ka kërkuar komunave ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MMPH-ja ka bërë me dije se një kërkesë e tillë vjen për shkak të ndotjes së ajrit dhe pasojave që mjetet piroteknike shkaktojnë në shëndetin e njeriut dhe në mjedis. “Më qëllim të mbrojtjes së ajrit nga ndotja dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës, ka kërkuar ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit, në hapësira publike dhe zona të banuara”, është thënë në komunikatën e MMPH-së.