Lajme

Matoshi, Bahtirit: Pse s’ke shku në luftë ti?

By GAZETA SCANNER 1

April 24, 2023

Përplasje me tone të ashpra Matoshi – Bahtiri: Më shumë shqiptarë votuan për regjimin e Millosheviqit sesa të Kurtit.

Pjesëmarrja e ulët e votuesve në zgjedhjet e djeshme në katër komunat e veriut të Kosovës, ka përplasur në Politiko publisitin Halil Matoshin me ish-kryetarin e Mitrovicës nga VV-ja, Agim Bahtirin.

Matoshi i tha Bahtirit se më shumë shqiptarë kanë votuar për regjimin e Slobodan Milosheviqit sesa për zgjedhjet e organizuara nga Qeveria Kurti.

“A e dini një fakt, që më shumë shqiptarë kanë votuar për regjimin e Millosheviqit sesa për regjimin e Kurtit. A e dini këtë fakt? Hajde bre mos bë propagandë. Pse s’ke shku në luftë ti more? Po, qat gajle e kam. Tash po më shet fore a? Hajde zotri akademik. Ti po më shet fore a? Unë kam shku në luftë duke lypur legjitimitet demokratik.”, i tha Matoshi – Bahtirit.

Pas kësaj pyetje i menjëherëshëm ishte reagimi i autorit, Kushtrim Sadiku i cili e kundërshtoi Matoshin duke i dhënë fjalën Bahtirit për tu deklaruar.

Por, kjo qasje nuk i pëlqeu aspak Bahtirit i cili u treguar i ashpër me Matoshin duke u thënë: A atë gajle e ki ti a?

“A qat gajle e ki ti a? Në luftë u kanë krejt Kosova. Ma së pari ti si kupton do sene? Nëse do me m’thanë akademik, përcille pse më ka thanë. Për punët e komunës dhe pjesët e veriut, jam akademik. Shqiptarë të Kosovës kanë qenë 2 milionë veta.”, i tha Bahtiri – Matoshit.