Me 14 shkuurt janë bërë 3 vjet kur Lëvizja Vetëvendosje e përkrahur nga Lista Guxo kishin fituar zgjedhjet parlamentare në vend duke marrë besimin e mbi 50% të votuesve.
Për sukseset dhe dështimet e Qeverisë së Albin Kurti për këtë periudhë sot është diskutuar në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Gazetari Halil Matoshi ka thënë se fitorja e Vetëndosjes kishte ardhur në një momet shumë delikat për vendint.
Ai ka thënë se qytetarët kanë pritur ndryshim të madh nga kjo qeveri, mirëpo sipas tij, zhgënjimi tashmë është i madh.
“Qytetari i Kosovë ka mbetur i shtangur ashtu si statuja e Albin Kurtit e përuruar sot në Podujevë. Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë dhe është në dështim total”, ka thënë Matoshi.
Ai madje ka shkuar deri aty sa e ka quajtur Albin Kurtin si mashtruesin me të madh në histroinë e Kosovës.