Princi Harry i Britanisë së Madhe mund të depërtohet nga SHBA. Këtë fakt e ka përmendur ish-Presidenti Amerikan, Donald Trump.
Sipas Trump, Princi Harry duhet të hetohet nëse ka mashtruar gjatë marrjes së vizës amerikane pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Trump thekson se PrinciHarry, i cili jeton në Amerikë nuk duhet të marrë trajtim të veçantë.
“Ne duhet të shohim nëse ata dinë diçka për drogën dhe nëse ai gënjeu, ata duhet të ndërmarrin veprimet e duhura”, tha Trump.
Statusi i vizës së Princit Harryka qenë në qendër të një mosmarrëveshjeje ligjore, kur Fondacioni Konservator ‘Heritage’, paditi vitin e kaluar Departamentin e Sigurisë Kombëtare për akses në të dhënat e tij të imigracionit.
Aplikantët për viza amerikane zakonisht duhet të zbulojnë nëse kanë konsumuar ndonjëherë drogë, dhe nëse konfirmohet mund të rezultojë në refuzimin e aplikimit të tyre për vizën amerikane.