Shëndeti

Masazhi tajlandez mbrohet nga UNESCO

Masazhi tradicional tajlandez është shtuar në listën prestigjioze të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.
Masazhi tani është pjesë e Trashëgimisë Kulturore jo-materiale të njerëzimit, e cila përmban tradita dhe praktika që përcillen brez pas brezi. Duke e shtuar në këtë listë, masazhi tajlandez njihet si diçka që duhet të ruhet për brezat e ardhshëm.
UNESCO është agjensia e Kombeve të Bashkuara për arsim, kulturë dhe shkencë.
Lista e trashëgimisë kulturore jo-materiale është e ndarë nga Lista e Trashëgimisë Botërore, e cila mbron ndërtesa dhe atraksione natyrore.
Lista e trashëgimisë jo-materiale përmban 550 zakone dhe tradita, të ndara në tre kategori, nga 127 vende.
Lista ndryshon çdo vit në një takim në Bogota, Kolumbi.
Për dallim nga klasikja, në masazhin tajlandez, njerëzit shpesh ndryshojnë pozicionin e trupit të tyre. Masazhohet me duar, por shpesh edhe me parakrahët dhe gjunjët. Gjithashtu, në këtë lloj masazhi nuk përdoret vaji.
Ky masazh u krijua si pjesë e kulturës rurale tajlandeze, kur çdo fshat kishte masazhe për të ndihmuar vendasit të lodhur duke punuar në fusha.
Lista e Trashëgimisë Kulturore jo-materiale duhet të përmbajë gjëra që janë “të rëndësishme për t’u ruajtur për brezat e ardhshëm, si këngë që këndohen dhe histori që janë thënë. Këto gjëra janë pjesë e trashëgimisë dhe prandaj kërkojnë përpjekje serioze për t’i ruajtur ato”, thuhet në shpjegimin e UNESCO-s.