Rozë

Martohet në një vilë luksoze, vajza e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher

By GAZETA SCANNER 1

September 30, 2024

Vajza e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, Gina, është martuar me Iain Bethke.

Gina në fotografi së bashku me babain e saj, legjendën e F1, Michael Schumacher.

Martesa e tyre u bë në një ceremoni në vilën luksoze spanjolle të familjes.

Duke e ndarë lajmin në Instagram, Gina shkruan ëmbël:

”Përgjithmonë po për ty, po përgjithmonë”.

Ceremonia u zhvillua në Villa Yasmin të familjes në Port d’Andratx, të cilën gruaja e shtatë herë kampionit të botës në F1, Corinna, mendohet se e kishte blerë nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez në 2017.

Gina dhe Iain zyrtarizuan lidhjen e tyre gati shtatë vjet më parë, duke bërë paraqitjen e tyre të parë publike në Mynih në dhjetor 2017.

Gina është një kalorëse dhe shpesh ndan dashurinë e saj për kuajt në rrjetet sociale, ndërsa Iain është gjithashtu një entuziast i kuajve.