Lautaro Martinez ka thënë se është në bisedime me Interin për zgjatjen e kontratës.
Martinez, i cili ishte lojtari kyç në titullin e kampionit të Italisë duke shënuar 24 gola, pret një marrëveshje të arrihet shpejt.
“Ne jemi ende në bisedime me klubin për të zgjatur kontratën”, u shpreh Martinez.
“Shpresoj të arrij një marrëveshje me Interin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai për Sky.
Sulmuesi argjentinas deri më tani ka zhvilluar 281 paraqitje me fanellën e Interit, duke realizuar 129 gola dhe duke asistuar 43 të tjerë.