Sport

Martial përshëndetet me Unitedin

By GAZETA SCANNER 1

April 13, 2024

Anthony Martial, do të largohet nga Manchester United, si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Martial do të t’i thotë lamtumirë Unitedit pas nëntë vitesh, pasi nuk do ta rinovojë kontratën.

Trajneri Erik ten Hag, ka thënë se Martial mund të mos veshë më fanellën e Djajve të Kuq deri në fund të sezonit.

“Martial po stërvitet, por nëse do të jetë sërish në dispozicion këtë sezon… nuk e di. Ai është ende me ekipin mjekësor”, u shpreh Ten Hag.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, ka thëmë se Martial do të zgjedhë klubin e tij të ardhshëm në muajt në vijim pasi tashmë kishte një interes nga Turqia dhe Franca.

Përndryshe, sulmuesi francez zhvilloi 317 paraqitje me Unitedin, duke realizuar 90 gola.