Lajme

Marshi për Drejtësi, Grabovci: Ia kemi borxh vendit, shokëve të rënë për liri dhe atyre që janë gjallë

By GAZETA SCANNER 1

April 01, 2023

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen nesër (e diel) Marshit për drejtësi, i cili organizohet në mbështetje të krerëve të UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë, ku procesi gjyqësor ndaj tyre fillon të hënën.

Ai ka thënë se Grabovci ka thënë se këtë marsh ia kanë borxh vendit, lirisë dhe shokëve të rënë dhe atyre që janë gjallë.

“Ishte ky Marshimi i Lirisë, pas betejave të shumta e tê suksesshme. Por edhe e humbjeve të shokëve më të mirë nga këto beteja.  Nesër #MARSHOJMËPËRDREJTËSI, ja kemi borxh Vendit, lirisë e shokëve të rënë e atyre të gjallë”, ka shkruar Grabovci në Facebook.