Sport

Marseille eliminon Shakhtarin, francezët triumfojnë me përmbysje

By GAZETA SCANNER 1

February 22, 2024

Marseille ka arritur të fitojë ndaj Shakhtar Donetsk me rezultatin 3-1, duke siguruar kështu fazën e 1/8 të Europa League.

Të parët që kaluan në avantazh ishin ukrainasit, të cilët në minutën e 12’ shënuan me anë të Sudakov.

Barazimi nuk vonoi shumë, me Marseille që gjeti golin në minutën e 23’ falë Aubameyang. Në pjesën e dytë, ishin përsëri francezët që shënuan edhe dy herë të tjera. Në minutën e 74’ ishte Sarr dhe në të 81’ Kondobia.

Kështu, Marseille eliminon Shakhtar me një rezultat të përgjithshëm 5-3.