Ekonomi

Marrëveshja ShBA-Kinë pritet të ketë ndikim pozitiv në K. Jugore

Ekspertët thonë se marrëveshja ekonomiko-tregtare e fazës së parë, ndërmjet Kinës dhe ShBA-ve, do të ndikojë në ekonominë dhe tregun e aksioneve të Koresë së Jugut në një mënyrë pozitive.

Pekini dhe Uashingtoni kanë arritur konsensus që ShBA-ja të heqë tarifat shtesë për produktet kineze.

Studiuesi Han Jae-jin nga Instituti i Kërkimeve “Hyundai” në Seul thotë se marrëveshja është më e mirë sesa pritej dhe do të ketë një ndikim pozitiv në ekonominë e Koresë së Jugut, e cila varet shumë nga eksportet.

Eksportet zënë rreth gjysmën e ekonomisë koreanojugore.

Analisti Seol Tae-hyun nga Kompania e Investimeve Financiare “DB’ e Koresë Jugore thotë se nëse marrëveshja e fazës së parë zbatohet, parashikimi për një rimëkëmbje ekonomike globale do të kenë një ndikim pozitiv në bursat vendore.