Lajme

Marrëveshja Rama – Meloni për emigrantët: Kushtetuesja jep dritën e gjelbër

By GAZETA SCANNER 1

January 29, 2024

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka votuar në favor të marrëveshjes së Shqipëri-Itali për emigrantët, e cila është firmosur nga kryeministrat e të dyja vendeve, Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Vendimi pritet të bëhet publik në orën 15:30. Do të jetë kryetarja e Gjykatës Kushtetsues Olta Zaçaj ajo e cila pritet të mbajë një konferencë me gazetarët, ku dhe do të komunikoj dhe arsyet ligjore të kalimit të marrëveshjes.

Partia Demokratike, si ajo zyrtare e Lulzim Bashës dhe e dy grupimeve të tjera, Sali Berishës e Gazment Bardhit, e çuan marrëveshjen në këtë gjykatë, më datë 6 dhjetor.

Pak ditë më parë, parlamenti italian miratoi me 155 vota pro, 115 kundër dhe 2 abstenime projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët.

Marrëveshja e firmosur në Romë në 6 nëntor të vitit të kaluar, mes kryeministrave të të dy vendeve, përfshin emigrantët që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane.