Lajme

“Marrëveshja ime me Kurtin ka qenë krijimi i 1 mijë fshatrave prodhuese”, Humolli tregon se si Qeveria e braktisi projektin

By GAZETA SCANNER 1

August 26, 2024

Deputeti Fatmir Humolli është shprehur i zhgënjyer për një projekt të parealizuar ai e kishte tha se e kishte propozuar me hyrjen në listën parlamentare të LVV-së. Në një intervistë përInfo Magazine të Klan Kosovës, Humolli ka treguar se projektin e tij e kishte diskutuar me kryeministrin Albin Kurti para se të bëhej deputet.

Projekti, i cili kishte për qëllim të fokusohej në krijimin e vendeve të punës në bujqësi, synonte të përmirësonte standardet e jetesës duke krijuar 1000 fshatra prodhuese.

Ai theksoi se pajtimi i tij për t’iu bashkuar listës së LVV-së është bazuar në mirëkuptimin se ky projekt do të jetë prioritet, i cili nuk u zbatua.

Ai madje tha se kishte marrë garanci personale nga Kurti dhe Liburn Aliu se nisma e tij do të mbështetej.

“Unë kam pasë projekt për krijimin e vendeve të punës në bujqësi në rrethanat që sot zhvillohet bujqësia ka nevojë për një investim kapital, që njerëzit të kenë një jetë të standardit më të lartë. Qeveria aktuale nuk e ka pa të arsyeshme të diskutojë me një deputet të Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja ime direkte ka qenë krijimi i këtyre 1 mijë fshatrave prodhuese, unë nuk kam qenë anëtar i partisë, por brenda grupit të LVV-së nuk është debatuar dhe diskutuar projekti im, marrëveshja ime ka qenë me Albin Kurtin dhe Liburn Aliu, për t’i krijuar këto 1 mijë fshatra prodhuese, ai nuk ka thënë mos hyjë në listë se nuk mundemi me i realizu këto, por përkundrazi por unë po kom nevojë të hysh në listë”, ka thënë Humolli.