Lajmest-slider

Marrëveshja do të ketë shije të hidhët për palën që i nënshtrohet shantazhit

Analisti politik Shkëlzen Maliqi beson se Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se një marrëveshje e tillë do të ketë shije të hidhët për palën që do t’i nënshtrohet shantazhit.

Sipas Maliqit, LV-ja dhe LDK-ja fazën finale të negociatave për ndarjen e posteve e kanë kthyer në pazar dhe kushtëzime joprincipiele.

Ai ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje mes këtyre dy partive, alternativë reale janë zgjedhjet e reja.