Rozë

Marrëdhëniet e të njëjtit seks dënohen me burg, vajza e presidentit poston foton duke u puthur me modelen

By GAZETA SCANNER 1

July 05, 2024

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga vajza e presidentit të Kamerunit, ka shkaktuar shumë reagime të ndryshme. Në foton në fjalë, Brenda Biya shfaqet duke u puthur me një grua tjetër.

Reagimet në postimin e 26-vjeçares kanë qenë të shumta pasi në këtë vend marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të paligjshme.

Postimi në Instagram tregon 26-vjeçaren Brenda Biya duke përqafuar modelen braziliane Layyons Valença.

“Unë jam e çmendur për ty dhe dua që bota ta dijë,” shkroi Biya, duke shtuar një emoji me zemër të kuqe në foton me brazilianen, Layyons Valença.

Babai i saj 91-vjeçar, Paul Biya, u bë president i Kamerunit në vitin 1982 dhe është një nga udhëheqësit më jetëgjatë të Afrikës.