Lajme

Marin shpreson që të shkurtohet orari i punës

Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, në gusht të këtij viti ajo kishte dhënë idenë për të ulur orët e punës në javë për punonjësit.

“Pse të mos jetë ky hapi i radhës? A është tetë-orëshi e vërteta përfundimtare? Besoj se njerëzit meritojnë të shpenzojnë më shumë kohë me familjen si dhe të merren me të tjera aspekte të jetës, si kultura”, kishte thënë kryeministrja nëgusht të vitit 2019.

Kryeministrja më e re në botë, në kohën sa ishte ministre e Transportit, kishte propozuar  që të ketë katër ditë punë në javë, me nga gjashtë orë punë në ditë.

Por, ajo tashmë kur ka marrë postin e kryeministres shpreson që propozimi i saj të bëhet realitet shumë shpejt në vendin e saj, ku orari është tetë orë në ditë për pesë ditë në javë.

Ndërkohë, forca politike “Aleanca e Majtë” në këtë shtet ka propozuar edhe më parë që të provohet java me katër ditë punë, por është kundërshtuar nga opozita e cila e quan jo-realiste.