Lajme

Marin Mema: Në odat e shqiptarëve të Kosovës e kam ndjerë dhimbjen si të jem fëmijë i asaj shtëpie

By GAZETA SCANNER 1

March 03, 2024

Gazetari Marin Mema ka folur për rastet kur ai vet është futur në odat e shqiptarëve në Kosovë, e për të cilat thotë se ka ndjerë dhimbjen sikur të ishte fëmijë i atyre shtëpiave.

Mema thotë se në ditët e sotit atij nuk mund t’i thotl askush se s’ka një gjak me shqiptarët në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.

Në emisionin “SOL” në Klan Kosova, gazetari Mema tha se në venat e tij rrjedh i njëjti gjak.

“Kam qenë i ri, nëna ime e ka mbuluar luftën e Kosovës. E kam ndjerë përmes saj dhimbjen shumë të fortë edhe vetë më pas kur kam folur me shqiptarë të Kosovës, me familje që kanë përjetuar tragjedi. Prandaj them, kur flas për shqiptarët e Kosovës flas për gjak dëshmorësh dhe lot nënash, por dhe mospërkulje. Shqiptarët e Kosovës nuk u përkulën, treguan se ne jemi këtu dhe do të jemi këtu si shqiptarë të gjithë bashkë. S’mund të më thotë dikush që s’ke një gjak me shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë, Malit të Zi, se kemi një gjak. Kur kam hyrë në odat e shqiptarëve të Kosovës e kam ndjerë dhimbjen si të kem qenë fëmijë i asaj shtëpie, sepse është i njëjti gjak që rrjedh në venat e mija”, tha Marin Mema.