Home Sport Marc Cucurella zyrtarizohet te Chelsea

Marc Cucurella zyrtarizohet te Chelsea

0
Marc Cucurella zyrtarizohet te Chelsea

Chelsea ka njoftuar edhe zyrtarisht për transferimin e Marc Cucurellas nga Brightoni.

24-vjeçari me klubin nga Londra ka nënshkruar kontratë gjashtë-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2028.

It’s Real. 😎#CucurellaIsChelsea pic.twitter.com/MXnsWMRLQ4— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 5, 2022

Cucurella te Chelsea kalon pas një sezoni mbresëlënës te Brightoni, ku regjistroi 38 paraqitje dhe shënoi një gol.

“Jam vërtet i lumtur. Është një mundësi e madhe për mua që t’i bashkohem një prej klubeve më të mira në botë dhe do të punoj shumë që të jem i lumtur këtu dhe të ndihmoj skuadrën”, tha mbrojtësi i ri i “Bluve”.

Chelsea nuk ka zbuluar çmimin e paguar për shërbimet e ish-mbrojtësit të Barcelonës, por besohet se marrëveshja është mbyllur për 65 milionë euro.

A message from Marc! 👋 #CucurellaIsChelsea pic.twitter.com/Gm2l7WF5Q7— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 5, 2022

Exit mobile version