Lajme

Maqedonci: Kurti s’pajtohet me marrëveshjen e 2013 me NATO-n, por e respekton

By GAZETA SCANNER 1

January 16, 2024

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në emisionin Pressing në T7, ka folur në lidhje me marëveshjen e institucioneve të Kosovës me NATO-n, që FSK, të mos shkel në veri pa miratimin e misionit të NATO-s në Kosovë.

Maqedonci ka thënë se Kurti s’pajtohet me këtë marrëvshje, por se e respekton, pasi aleatët janë të rëndësishëm për vendin.

“Kurti vazhdon të mos pajtohet me atë marrëveshje të 2013, por normalisht që i respekton zotimet e 2013 duke qenë që ka qenë zotim i institucioneve të Kosovës në drejtim të NATO’s. Vlerësoj që ky zotim do të respektohet edhe më tutje ne jemi si vend projekt i përbashkët, qyteatrët në rend të parë dhe partnerët tanë në këtë aspekt zotimi i 2013 është një element, pavarësisht që mund të mos pajtohemi, por do ta respektojmë”, ka thënë Maqedonci.