Lajme

Maqedonci: Jam i gatshëm për të qenë në listën zgjedhore për deputet të VV-së

By GAZETA SCANNER 1

June 07, 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është shprehur i gatshëm që të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Maqedonci ka thënë se nëse egziston vullneti për të qenë pjesë atëherë është i gatshëm që të kandidojë në radhën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Fokusin kryesor në këtë periudhë vazhdoj ta kem dhe ta kryej detyrën që me është besuar dhe është fisnike; është detyrë e veçantë që është udhëheqja e ministrisë së Mbrojtjes. Për të ardhmen, besoj do ta analizoj do të marr vendime që besoj do të jetë i duhuri”, ka thënë Maqedonci.

“Unë jam ministër i mbrojtjes i qeverisë që drejtohet nga LVV dhe nëse do të ekziston edhe vullneti për të qenë pjesë unë jam i gatshëm për të qenë në listën zgjedhore të LVV-së”, ka thënë Maqedonci në T7.