Lajme

Maqedonci e Zemaj vizitojnë ekspozitën ku paraqiten gratë luftëtare të Ukrainës

By GAZETA SCANNER 1

June 15, 2024

 

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj dhe ministri i Mbrojtjes, Ejuop Maqedonci kanë vizituar ekspozitën “ArmWomenNow”, e ku paraqiten gratë që kanë luftuar në ushtrinë e Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Zemaj në një postim në platformën “X”, ka thënë se nderojnë guximin e grave ukrainase ushtarake për të mbrojtur vendin e tyre.

Kjo ekspozitë është e hapur në zyret e NATO-s.