Lajme

Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë

By GAZETA SCANNER 1

May 17, 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është duke qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare, ku aty ka vizituar kontingjentin e FSK të angazhuar në Operacionin Interflex.

Maqedonci ka njoftuar se në kuadër të këtij operacioni, shumë shtete partnere të Mbretërisë së Bashkuar angazhojnë kapacitetet e tyre trajnuese që së bashku me Ushtrinë Britanike të stërvisin taktikisht ushtarakët ukrainas për mbrojtjen e vendit të tyre nga agresioni rus.

“Angazhimi i instruktorëve të FSK në këtë operacion, është tregues i nivelit të shkëlqyeshëm të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe përmbushje e objektivave të Republikës së Kosovës për mbështetje të vazhdueshme të Ukrainës në luftën ndaj agresionit rus.” – ka shkruar ministri i Mbrojtjes.