Deputeti austriak i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, tha se Tiroli i Jugut është shembull i mirë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Kosovë.
Sipas tij, veriu i Kosovës i përket Kosovës dhe se të dyja palët duhet të shikojnë nga e ardhmja për të pasur paqe dhe prosperitet.
Mandl ka vlerësuar se procesi i dialogut ka hyrë në një qorrsokak dhe se, siç i duket, Kosova është në gjendje të ofrojë diçka, ndërsa Serbia, thotë ai, ka qenë ajo që nuk ka ofruar asgjë me dekada.
“Prandaj them që gjërat duhet të vendosen në të njëjtën faqe. Tani për tani duhen zgjidhje në veri. Si austriak, gjithmonë theksoj se shembulli i Tirolit të Jugut në Itali do të ishte një shembull i mirë”, tha ai për Klan Kosovën