Këshilla mjekësore

Mandarinat ndihmojnë për të kuruar aneminë

By GAZETA SCANNER 1

March 13, 2024

Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të sheqerit, si në brendësi të frytit dhe në lëkurë.

Mandarina përmban vitamina A,B,C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna. Është një fryt tretës, freskues dhe me lëngun e tij mund të bëhet një limonadë shumë e kirë, që është e pranueshme edhe nga stomaku i fëmijëve.

Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat, lulet, të cilat kanë po atë përdorim si tek portokalli dhe ndihmojnë sidomos në luftimin e infeksioneve.

Kurimi i anemisë

Në sajë të përmbajtjes së vitaminave dhe një sasie të konsiderueshme hekuri, kura me mandarina është shumë efektive në pastrimin e gjakut dhe kurimin e anemisë. Ajo vazhdon për rreth 1 muaj, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra mandarina, ose edhe më shumë.

Pastrimi i mykut të zorrëve

Për këtë kurë rekomandohet konsumimi në ditë, gjatë 50 ditëve i:

5 kokrrave esëll;

4-5 kokrrave në drekë;

3 kokrra pasdite

2 kokrra para gjumit.