Sport

Mancini: Italia synon triumfin në Evropian 2020

Italia mbylli në mënyrë perfekte fushatën e eliminatoreve të Europianit 2020, duke fituar të 10 takimet në grup dhe duke grumbulluar të 30 pikët e mundshme, ndërsa trajneri Roberto Mancini pati luksin të provojë më shumë se 30 futbollistë.

Nga Rijadi, ku është për të ndjekur Superkupën e Italisë mes Juventusit dhe Lazios, tekniku i “axurrëve” deklaroi se është i kënaqur me grupin që ka formuar dhe shtoi se verën e ardhshme kombëtarja do të kërkojë kurorën europiane. “Ne jemi Italia dhe do të luajmë për të fituar,. Kemi bërë një fushatë eliminatoresh mjaft të mirë, pasi përveçse fituam gjithçka, patëm mundësi të krijojmë një bosht solid me futbollistë të rinj, por edhe ekspertë. Thuajse 90% të emrave që do jenë në Europian, i kam vendosur, por deri në qershor do të ketë ndonjë lëvizje të vogël. Kam shumë besim te grupi dhe them se mund t’ia dalim”, deklaroi tekniku i Italisë.