Sport

Mancini flet për të ardhmen e tij

By GAZETA SCANNER 1

March 28, 2022

Roberto Mancini me gjasë do të mbetet në krye të Kombëtares së Italisë.

Trajneri italian u trondit ditë më parë kur “Azzurri” u mposhtën nga Maqedonia e Veriut, 0:1 në gjysmëfinale të “play-offit” të Botërorit.

Me këtë rast, kampionët e Evropës mbetën pa kualifikim në “Katar 2022”, shkruan “Gazeta Express”.

Por, përkundër eliminimit shokues, trajneri italian duket se do të vazhdojë ta kryejë punën e tij.

“Ne jemi në një pikë të njëjtë me Federatën. Jam i lumtur për këtë. Do të diskutojmë përsëri në ditët në vazhdim”, deklaroi fillimisht Mancini.

“Do të flasim për planet tona të së ardhmes dhe për gjërat që të përmirësohen sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi Mancini, i cili e bëri Italinë kampione të Evropës vitin e kaluar.