Sport

Manchester United vendos për Pogban

Paul Pogba duket se nuk do të largohet nga Manchester Unitedi, raportojnë mediet britanike, përcjell GazetaScanner.

Francezi, i cili prej një muajsh është larg fushës së blertë për shkak të një lëndimi, është i lidhur me transferimin në Real Madrid.

Mirëpo, siç raportohet, Bordi drejtues i “Djajve të Kuq” ende beson tek Pogba dhe nuk do të lejojnë largimin e tij nga “Old Trafford”. Kujtojmë se Pogba u transferua në Manchester në vitin 2016 nga Juventusi. /GazetaScanner/