Sport

Manchester United mposht Leipzig-un

Manchester United ka shënuar edhe fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve në po kaq ndeshje.

‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur 5:0 RB Leipzig në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve.

Mason Greenwood në minutën e 21’, i dha epërsinë e parë Manchester Unitedit.

Në minutën e 76’, Marcus Rashford dyfishoi në 2:0 epërsinë.

Rashford u bë sërish protagonist, duke shënuar për 3:0 në minutën e 78’.

Anthony Martial nga penalltia shënoi për 4:0 në minutën e 85′, para se Rashford të kompletonte ‘hat-trikun’ për 5:0 në minutën e 90′.

Me këtë fitore Manchester United numëron gjashtë pikë, duke u renditur në vendin e parë në grupin H.