Manchester United është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës EFL, e njohur ndryshe edhe si Carabao Cup.
“Djajtë e Kuq” triumfuan bindshëm 3:0 ndaj Charlton Athletic në stadiumin “Old Trafford”.
Supergoli i brazilianit Antony në minutën e 21-të hapi llogarinë në të mirë të Man United.
Për golin e dytë në skenë doli Rashford që shënoi në minutën e 90-të.
I njëjti futbollist, vulosi epilogun përfundimtar të takimit në minutën e katërt shtesë.
Ekipi i drejtuar nga trajneri holandez, Erik ten Hag erdhi deri në këtë fazë falë fitoreve kundër Aston Villës (4:2) dhe Burnleyt (2:0).