Sport

Manchester City identifikon top trajnerin si zëvendësuesin ideal të Guardiolës

By GAZETA SCANNER 1

June 11, 2024

Momentalisht, Manchester City janë duke e konsideruar seriozisht një kandidat potencial për të zëvendësuar Pep Guardiolën sipas një raportimi të ri.

City bëri historinë në ditën finale të sezonit duke fituar titullin e katërt rresht të Ligës Premier. Ky ishte trofeu i 17-të i Pep Guardiolës në regjimin e tij në “Etihad”, duke e zgjeruar rekordin e tij si trajneri më i suksesshëm në histori të klubit anglez.

Spanjolli i cili ishte konfirmuar si trajner i Cityt në sezonin 2016/17, ka arritur shifrën e 300 ndeshjeve të drejtuara në Ligën Premier gjatë muajit maj.

Kontrata e Guardiolës me Cityn skadon në fund të sezonit 2024/2025, që do të thotë se klubi duhet të përgatitet për largimin e tij gjatë javëve dhe muajve në vazhdim.

Me këtë në mendje, City raportohet se është i vendosur për një kandidat në veçanti pasi thashethemet për të ardhmen e Guardiolës janë rritur.

Football Transfers raporton se Xabi Alonso po shihet si kandidati ideal për të zëvendësuar Guardiolën, pasi besojnë që ish-lojtari i Real Madridit mund të vazhdojë trashëgimin e tij.

Në fakt, hierarkia e Cityt ka vendosur unanimisht që Alonso është njeriu i duhur për stolin dhe momentalisht është kandidati i vetëm të cilin po e konsiderojnë seriozisht.

Që prej se mori “frenat” e Bayer Leverkusenit në tetor të vitit 022, Alosno e ka transformuar ekipin gjerman në një ekip të pamposhtur.

Leverkuseni është bërë ekipi i parë që ka kompletuar një sezon të tërë në Bundesliga pa asnjë humbje të pësuar, teksa e kishin vendosur një rekord të ri në Evropë me 51 ndeshje radhazi pa humbje.