Sport

Manchester City i fortë për Leicester Cityn

Manchester City e ka mposhtur Leicester Cityn, me rezultat 3-1, sonte në ndeshjen kryesor të këtij vikendi në kuadër të Premier Leagues, raporton GazetaScanner.

Kampionët në fuqi të Anglisë, në duel me Leicesterin, kanë dominuar ndeshjen, duke marrë tri pikë të mëdha në garën për majat e tabelës.

Mahrez, Gundogan dhe Jesus realizuan për skuadrën e Pep Guardiolas, kurse, golin e vetëm për skuadrën udhëtuese e shënoi Vardy. Pas kësaj fitore, Manchester City zë vendin e tretë me 38 pikë, një më pak se Leicester City, kurse, tabelën e kryeson Liverpool me 49 pikë të grumbulluara dhe një ndeshje me pak të zhvilluar. /GazetaScanner/