Sport

Man Utd dhe Arsenali “gati” të ofrojnë 60 milionë euro për Joao Neves

By GAZETA SCANNER 1

June 09, 2024

Manchester United dhe Arsenali thuhet se janë gati të ofrojnë 60 milionë euro për Joao Neves, por Benfica kërkon dyfishin e kësaj shume.

E ardhmja e Neves është bërë një çështje urgjente për Benfikën, me klubin që po përballet me interesim intensiv nga dy gjigantë të futbollit anglez, shkruan Goal.com.

Pavarësisht ofertave tërheqëse prej 60 milionë eurosh Manchester United dhe Arsenali, Benfica mbetet e palëkundur në vlerësimin e saj prej 120 milionë eurosh – që është klauzola e lirimit të lojtarit të tij, sipas gazetës portugeze Abola.