Manchester Unitedi ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj PAOK-ut, që ishte e para në këtë edicion të Ligës së Evropës.
“Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat 2:0 ndaj skuadrës greke, ku heroi padyshim ishte Amad Diallo.
Vendasit ishin më të mirë nga fillimi por që nuk i finalizuan aksionet.
Diallo realizoi një gol të mrekullueshëm me kokë pas një harkimi të Bruno Fernandesit për t’i dhënë epërsinë Unitedit (50’).
I njëjti pastaj realizoi një supergol nga distanca për ta lënë të shtangur portierin mysafir dhe vulosur fitoren (77’).
Unitedi tani zë pozitën e 15-të në fazën e ligës të Ligës së Evropës me gjashtë pikë, ndërsa PAOK renditet në pozitën e 32-të me një sosh.