Sport

Man United rikthehet kah ylli i Evertonit

By GAZETA SCANNER 1

August 25, 2024

Manchester United raportohet se sërish do t’i hynë garës për mbrojtësin e Evertonit, Jarrad Branthwaite.

Në fakt, “Djajtë e Kuq” prej kohësh janë të interesuar për mbrojtësin e Evertonit.

Klubi nga “Old Traffordi” kishte dështuar të bind lojtarin në ofertën e parë për shifrën 35 milionë euro, megjithatë, sipas medieve britanike, Man United tashmë është duke përgatitur ofertën e re për Branthwaite.

Por, Man United thuhet se nuk do ta ketë transferimin e tij pasi që Everton kërkon hiq më pak se 70 milionë euro.

Në rast se Branthwaite do të transferohet në ‘Old Trafford’, atëherë United do ta shesë Harry Maguire për t’i krijuar hapësirë Branthwaite.