Sport

Man City triumfon ndaj Brentfordit, dëshpëron Liverpooli

By GAZETA SCANNER

September 14, 2024

Manchester City ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Brentfordit, derisa Liverpooli ka dëshpëruar ndaj Nottingham Forestit.

“Qytetarët” vazhduan me rezultate pozitive, duke triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Brentfordit.

Mysafirët në fakt befasuan përmes Yoane Wissas duke kaluar në epërsi pas vetëm disa sekondave, me këtë të fundit që shënoi nga një top i kthyer (1’).

Pas kësaj, City e mori krejtësisht lojën në dorë. Erling Haaland e barazoi rezultatin me një goditje precize pas asistimit të Kevin de Bruynes (19’).

I njëjtëi më pas e përmbysi epërsinë, duke shënuar me parabolë pas një asistimi të gjatë të Edersonit (32’).

Man City kishte edhe raste tjera siç ishte i Jack Grealish nga afërsia, apo rasti i Haalandit për ta kompletuar het-trikun megjithatë s’i finalizuan.

Me këtë fitore, City vazhdon si lider me 12 pikë derisa Brentford bie në vendin e shtatë me gjashtë sosh.

Në anën tjetër, Liverpooli e ka shijuar humbjen e parë nën urdhrat e Arne Slot, duke u mposhtur në “Anfield” nga Nottingham Forest.

Edhe pse dominuan në posedim, “Reds” nuk arritën assesi t’i finalizonin aksionet, me Nottingham që arkëtoi pikët e plota me rezultat minimal 0:1.

Callum Hudson-Odoi e realizoi golin e vetëm në ndeshje, duke shënuar nga distanca pas një pasimi të Elangas (72’).

Liverpooli kishte një mundësi të mirë shënimi me Virgil van Dijk, por që holandezi nuk e konkretizoi.

Liverpool tani qëndron si pozitë e dytë me nëntë pikë, derisa Nottingham ngjitët në vendin e katërt me tetë sosh.