Është shënuar goli i parë i finales së Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në mes të Manchester Cityt dhe Interit.
Derisa pjesa e parë përfundoi pa gola, 45 minutat e dytë nisën me një intensitet edhe më të lartë.
Ishte minuta e 68-të e takimit kur Rodri përfitoi nga një tollovi në zonë, për të kaluar Manchester Cityn në epërsi.