Sport

Man City dhe Man Utd luajnë sot për trofeun e Kupës FA

By GAZETA SCANNER 1

June 03, 2023

Manchester City dhe Manchester Unitedi do të luajnë sot (e shtunë) në finalen e madhe të Kupës FA.

Dy rivalët e urryer lokal do të luajnë mes vete për trofeun e Kupës FA, ndehsje e cila pritet të zhvillohet në Wembley Stadium me fillim nga ora 16:00.

City vjen në këtë finale pasi ka eliminuar në gjysmëfinale Sheffield Unitedin, ndërsa Unitedi mposhti Brightonin. Në çerekfinale, City mposhti Burnleyn, teksa Unitedi fitoi ndaj Fulhamit.

Për ekipin e Pep Guardiolas kjo fitore është e rëndësishme pasi mban lartë moralin për finalen e Ligës së Kampionëve pas tetë ditësh, ndërsa për ekipin e Erik ten Hag do ishte trofeu i vetëm në një sezon relativisht të suksesshëm.

Qytetarët kanë mungesën e vetme atë të Benjamin Mendy, ndërsa te Djajtë e Kuq mungojnë emra si Mason Greenwood, Anthony Martial, Lisandro Martinez, Marcel Sabitzer dhe Donny van de Beek.