Lajme

Maloku për mediumin boshnjak: Kosovarët janë të pikëlluar që nuk mund të jenë në Srebrenicë

By GAZETA SCANNER 1

July 11, 2024

Albinot Maloku, analist kosovar, ka folur për “Radio Sarajevo”, medium i njohur të Bosnjës dhe Hercegovinës. Në një prononcim, Maloku ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të njohur 11 Korrikut si ditën e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

Maloku ka theksuar se shprehja e solidaritetit me Bosnjën nga ana e Kosovës është “një gjë natyrale”.

“Shprehja e solidaritetit të qytetarëve të Kosovës ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës është një gjë natyrale, e cila bazohet në përvojën e përbashkët të vuajtjeve gjatë luftës nga autorët e të njëjtave gjenocide. Për fat të keq, as edhe në këtë 11 korrik, qytetarët e Kosovës që do të donin të ishin në Srebrenicë dhe të kishin mundësinë të luteshin për ata që kanë vdekur, nuk mund të jenë atje, sepse Bosnja dhe Hercegovina nuk ua lejon këtë” – ka theksuar Maloku.

Tutje, ai ka komentuar marrëdhënien qeveritare në mes të Kosovës dhe Bosnjës.

“Marrëdhëniet midis shteteve tona nuk janë në nivelin ku duhet të jenë. Kosova vazhdimisht përpiqet të ndërtojë marrëdhënie të mira. Kosovarët janë të trishtuar që nuk mund të jenë sot në Srebrenicë! 11 korriku 1995 do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë” – ka shtuar analisti kosovar.