Politologu, Albinot Maloku ka thënë se ministrja e Diasporës, Donika Gërvalla është ministrja më skandaloze që ka pasur Kosova.
Maloku tha se ajo është energjia më negative e diplomacisë dhe më të Kosova ka pasur vetëm regres.
Tutje, ai tha se skandalet e saj janë të panumërta dhe qytetari i sheh këto gjëra.
“Kjo është ministra më skandaloze që ka pasur Republika e Kosovës. Energjia më negative e diplomacisë, regresi i gjithçkaje që i ka ndodhur diplomacisë të Kosovës…Me një pushtet pothuajse absolut dhe me pas një varg të tillë skandalesh.. nga dështimet te skandalet… Skandalet e saj janë të panumërta. Qytetari i Kosovës nuk është aq naiv e të mos i sheh këto gjëra dhe të jap më shumë fuqi”, ka thënë ai në Tëvë1.