9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Mallorca kërkon zbritje të çmimit për blerjen e Muriqit

- Advertisement -

Mallorca e ka shprehur së fundmi interesimin e saj për ta blerë kartonin e Vedat Muriqit.

Lazio e ka vendosur 12 milionë euro çmimin e kartonit të futbollistit kosovar, i cili ishte huazuar në klubin spanjoll për gjashtë muaj.

Përfaqësuesi kosovar i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime, për t’i fituar zemrat e tifozëve të klubit nga La Liga,

Mallorca ka mbetur e kënaqur me kontributin e ish-futbollistit të Fenerbahçes dhe po planifikon ta blejë kartonin e tij.

Por, mediat spanjolle raportojnë se klubi ishullor po kërkon zbritje nga Lazio.

Klubi spanjoll është i gatshëm t’i paguajë 10 milionë euro për kartonin e prizrenasit.

Pra, edhe Lazio është e gatshme ta bëjë një zbritje të vogël për Muriqin, i cili dështoi ta tregonte veten në kryeqytetin italian duke i realizuar vetëm dy gola për një vit e gjysmë në “Stadio Olimpico”.

Ditë më parë, edhe tifozët i kërkuan Muriqit të mbetet në Mallorca,

Ai është i gatshëm të qëndrojë në Spanjë, por tash iu mbetet klubeve ta arrijnë marrëveshjen.

Në rast s’e s’ka marrëveshje, Muriqi mund të rikthehet në Superligën turke, aty ku e duan ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe gjiganti tjetër nga Stambolli, Galatasaray. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit