Sport

Malisheva kërkon sot lavdin ndaj Prishtinës

By GAZETA SCANNER 1

October 19, 2024

Malisheva pret sot në shtëpi Prishtinën në derbin e javës.

Liderët e Superligës, të cilët nuk njohin humbje që tre xhiro, kërkojnë fitoren ndaj gjigantit kryeqytetas në mënyrë që ta mbajnë avantazhin në kreun e tabelës.

Herën e fundit malishevasit qenë mposhtur në shtëpi nga të Kaltrit, ndonëse vetë kishin fituar si mysafirë ndaj tyre në “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje fillon në orën 13:00