Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi e ka konsideruar si lajm të mirë daljen e kryeministrit Albin Kurti në paradën e Krenarisë.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo është vazhdimësi e një standardi të vendosur prej prijësve të shtetit.
“Militanti mesatar përjeton kushllus të madh emocional, por një pjesë e vogël ndoshta edhe edukohet pak.”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, Kurti nga parade e Krenarisë, sot premtoi se do të bëjnë maksimumin që projektligji për Kodin Civil të kalojë në Kuvend.
“Ne do të bëjmë maksimumin që Kodi Civil herën e ardhshme të kalojë suksesshëm në parlament. Angazhohuni për të drejtat e të gjithë atyre që përjetojnë diskriminim dhe kërcënime sepse shoqëria dhe shteti matet me ata që janë më të cenuar dhe që duhet t’i mbrojë më së pari.”, ka thënë ai.