Lajme

Maliqi: Kurrë Kosova nuk hyn në NATO pa e zgjidhë problemin me Serbinë

By GAZETA SCANNER 1

June 05, 2024

Analisti Agon Maliqi ka thënë që Kosova kurrë nuk do të hyjë në NATO pa e zgjidhur problemin që e ka  me Serbinë.

“Pse është interesi ynë me pasë zgjidhje edhe pse perëndim po insiston me pasë zgjidhje që me na zhblloku edhe neve kryesisht , është që ne nuk mundemi me hy në NATO,  me e pasë atë siguri, pa e zgjidhë punën me Serbinë. Kurrë Kosova nuk ka me hy në NATO pa e pasë marrëveshjen me normalizimin e me Serbinë”, ka thënë Maliqi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Çka osht NATO? Nato osht sigurim kasko. Ty po të garanton fuqia më të madhe nukleare në botë, ShBA-ja edhe krejt aleatët e saj, që  territorin tand kurrkush s’ka me e prekë”.

“Por, si këmbim po kërkon që ti mos me pasë probleme. Kështu nuk ta siguron ty kasko kerrin që osht i shkatërrum”.