Botë

Mali, Nigeri dhe Burkina Faso krijojnë aleancën e re të mbrojtjes AES

By GAZETA SCANNER 1

September 18, 2023

Shtetet e Afrikës Perëndimore Mali, Nigeri dhe Burkina Faso kanë krijuar një aleancë mbrojtëse, sipas presidentit të përkohshëm të Malit, kolonel Assimi Goïta në një postim në media sociale.

Të tri shtetet drejtohen nga grupe ushtarake, pas grushteve të shtetit që kanë ngritur shqetësime lidhur me të ardhmen e demokracisë në rajon. Udhëheqësi i Malit njoftoi të shtunën nënshkrimin e një akti që krijon të ashtuquajturën Aleanca e Shteteve të Sahelit (AES).

“Objektivi i kërkuar nga statuti është krijimi i një arkitekture të mbrojtjes kolektive dhe mbështetjes reciproke midis palëve kontraktuese”, thuhet në dokument.

Sipas aktit, palët zotohen të luftojnë terrorizmin dhe krimin e organizuar.

“Çdo shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të një ose më shumë Palëve Kontraktuese do të konsiderohet si agresion kundër Palëve të tjera Kontraktuese dhe do të detyrojë të gjitha Palët Kontraktuese të ofrojnë ndihmë … duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur”, sipas dokumentit.

Presidenti i përkohshëm i Burkina Faso, Ibrahim Traoré dhe udhëheqësi de fakto i Nigerit Abdourahmane Tchiani ishin gjithashtu të pranishëm në nënshkrimin e dokumentit.

Mali, Burkina Faso dhe Nigeri kanë luftuar prej kohësh me grupet terroriste islamike që kryejnë sulme të përgjakshme kundër civilëve dhe kontrollojnë gjithnjë e më shumë territorin.

Ndërkohë, të tri vendet kanë përjetuar turbulenca politike, së fundi idhte Nigeri ku ushtria mori pushtetin në korrik. Vitin e kaluar pati një grusht shteti në Burkina Faso dhe grushti më i fundit i Malit ishte në vitin 2021.

Mali dhe Burkina Faso u rreshtuan me liderët e rinj të vendit pasi Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) kërcënoi se do të ndërhynte ushtarakisht për të rivendosur rendin, duke shkaktuar paqëndrueshmëri në rajon.