Mali i Zi është jashtë garës së Eurovision 2023.
Në një deklaratë, transmetuesi i vendit konfirmoi tërheqjen nga konkursi dhe tregoi arsyetimet që çuan në këtë vendim.
“Krahas kostove të vazhdueshme të tarifës së regjistrimit, kostos së qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, u përballëm me mungesë interesi nga sponsorët. Me këtë, ne vendosëm që burimet ekzistuese t’i drejtojmë në financimin e projekteve aktuale dhe të planifikuara kombëtare”, thuhej në deklaratë.
Mali i Zi ka qenë pjesë e garës së Eurovision për plotë 12 herë.
Ata janë kualifikuar në finalen e madhe 2 herë nga 12 herë. Në vitin 2014 me këngën “Moj Svijet” – Sergej Cetkoviq dhe në vitin 2015 me “Adio” të Knez.
Knez përfundoi i 13-ti, që është rezultati më i mirë për Malin e Zi deri më tani.