Kobbie Mainoo, do t’i mungojë Manchester Unitedit për shkak të një lëndimi në muskul, i cili u zbulua pas barazimit 0-0 kundër Aston Villa më 6 tetor.
Ai nuk do të jetë në dispozicion deri në pushimin për ndeshjet ndërkombëtare, shkruan Goal.com, përcjell Klankosova.tv.
Mungesa e 19-vjeçarit vjen në një moment të rëndësishëm për United, pasi ekipi do të përballet me disa ndeshje sfiduese.
Ai do të humbasë ndeshjen e ardhshme në Premier League kundër Brentford dhe udhëtimin në Europa League përballë Fenerbahce. Në total, Mainoo pritet të mungojë në shtatë ndeshje.
Menaxheri Erik ten Hag do të përballet me vështirësi në zgjedhjen e lojtarëve për mesfushën, veçanërisht pas lëndimit të Manuel Ugarte, i cili u lëndua gjatë ndeshjes Uruguaj – Ekuador.
Nëse Ugarte nuk rikuperohet në kohë, Ten Hag mund të ketë në dispozicion vetëm dy mesfushorë të tjerë, Christian Eriksen dhe Casemiro, për ndeshjen ndaj Brentford.