Rozë

Madonna në lidhje me balerinin 36 vjet më të ri, 61-vjeçarja fotografohet në ballkonin e hotelit

Këngëtarja e famshme Madonna thuhet se ka nisur një lidhje të re. Balerini Ahlamalik Williams është parë disa herë pranë këngëtares 61-vjeçare disa herë gjatë muajve të fundit.

Të shtunën që lamë pas ata u fotografuan së bashku në ballkonin e një hoteli në Miami, shkruan “DailyMail”.

Që kur u bë një balerin profesionist, Williams ka shëtitur botën me Madonën, duke udhëtuar nëpër Evropë, Amerikë dhe Azinë Lindore për të performuar në të gjitha shfaqjet e saj.