Sport

Maddison tërhiqet nga Anglia, shkak lëndimi

By GAZETA SCANNER 1

November 11, 2023

James Maddison është tërhequr nga kampi i skuadrës së Anglisë, pas një lëndimi që po e shqetëson në kyçin e këmbës.

Ekziston mundësia që ai do të jetë jashtë fushave për një kohë më të gjatë sesa që u mendua fillimisht.

Maddison ka qenë në formë të lartë te Tottenhami duke qenë lojtarë kyç me tre gola dhe pesë asistime në 11 ndeshje të Premier Leagues.

Spurs pritet së shpejti të dalin me një komunikatë zyrtare porsa i përket kohës sa do të jetë jashtë fushave mesfushori anglez.