Botë

Macron: Nëse Rusia fiton, besueshmëria e Evropës bie në zero

By GAZETA SCANNER 1

March 16, 2024

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin pas ekspozimit të përçarjes rreth përgjigjes së Evropës sa i përket luftës në Ukrainë.

Lideri francez ka paralajmëruar se “siguria e Evropës dhe e francezëve është e rrezikuar” dhe nëse Rusia fiton luftën, besueshmëria e Evropës do të “ulet në zero”, raporton BBC.

Kryeministri polak, Donald Tusk, i cili iu bashkua dy liderëve në Berlin më vonë, ka thënë se është në dorën e tri shteteve të tyre “për të mobilizuar të gjithë Evropën” për të ndihmuar Ukrainën.

“Solidariteti i vërtetë për Ukrainën? Më pak fjalë, më shumë municione”, ka shkruar Tusku në rrjetet sociale të premten.